Kërcënon sërish Putin: Do furnizojmë me raketa me rreze të gjatë armiqtë e NATO
“Rusia mund t’u dërgojë armë kundërshtarëve të Perëndimit”, ka paralajmëruar për herë të dytë Vladimir Putin.
Presidenti rus përsëriti paralajmërimin e bërë në fillim të kësaj jave, gjatë Forumit Ekonomik të Shën Petersburgut.
Ai nuk tha se cilave shtete apo subjekte u referohej dhe theksoi se Moska nuk po e bën këtë gjë aktualisht.
“Nëse ata furnizojnë (armë) në zonën e luftimit dhe bëjnë thirrje për përdorimin e këtyre armëve kundër territorit tonë, pse ne nuk kemi të drejtë të bëjmë të njëjtën gjë?” u tha ai të pranishmëve.
“Por unë nuk jam gati të them se ne do ta bëjmë atë nesër.”
Të mërkurën, Putin u tha gazetarëve ndërkombëtarë se Rusia mund të sigurojë armë me rreze të gjatë për vendet që duan të godasin objektivat perëndimore, në përgjigje të aleatëve të NATO-s që lejojnë Ukrainën të përdorë armët e tyre për të sulmuar territorin rus.
Ai ripohoi gjithashtu gatishmërinë e Moskës për të përdorur armë bërthamore nëse sheh një kërcënim për sovranitetin e saj.
Megjithatë lideri rus theksoi se aktualisht nuk i sheh kushtet për përdorimin e armëve bërthamore siç përcaktohen në doktrinën bërthamore të Rusisë – por shtoi se nuk mund të përjashtojë një ndryshim të doktrinës.
“Ne kemi një doktrinë bërthamore që thotë se përdorimi i armëve bërthamore është i mundur në një rast të jashtëzakonshëm, kur sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet,” tha ai në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.
“Por doktrina mund të ndryshohet. E njëjta gjë vlen edhe për testet bërthamore. Ne do të kryejmë teste nëse është e nevojshme, por deri më tani nuk ka një nevojë të tillë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë