“Kërcimtari fluturues”, Rexhep Çeliku “rikthehet” në skenën e TKOB
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të sjellë një koncert në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, në nder të Rexhep Çelikut “Nder i Kombit”, i cilësuar dhe si kërcimtari fluturues.
Rexhep Çeliku dhe madhështia e valles së tij do të kujtohet në një shfaqje të veçantë në formën e një galaje të madhe, ku do të rrëfehet edhe historia e jetës dhe veprimtarisë artistike të tij.
“Është një shfaqje e ndërtuar në formën e një galaje të madhe, ku përveç numrave artistik, vallet kryesisht, të cilat janë ndarë në dy pjesë, në krijimtarinë e Profesor Rexhep Çelikut dhe në rolet e tij solistike gjatë gjithë aktivitetit të tij artistic në skenë, do të kemi dhe pjesë që do të shfaqin historinë dhe fillimet e Rexhep Çelikut në skenën e Teatrit Kombëtar të Baletit”, , Sokol Marsi, Drejtuesi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Gjithë programi është mbështetur në trupën artistike të Ansamblit Kombëtar, orkestrinës, ku kryefjalë është vallja, por nuk do të mungojnë as të ftuarit specialë siç është Irini Qirjako
Ky koncert do të prezantojë krijimtarinë dhe interpretimet solistike të mjeshtrit Çeliku, bazuar në repertorin e tij artistik, shoqëruar me këngë të përzgjedhura, si dhe momente nga jeta dhe karriera e tij, me vlerësime nga personalitete të ndryshme.
Nxënës të tij dhe valltarë të rinj, të cilët e njohin dhe vlerësojnë emrin e Çelikut, por nuk e kanë njohur krijimtarinë e tij më herët, do të interpretojnë në skenën e TKOB, për të nderuar një nga figurat më të shquara të valles popullore shqiptare.
“Është një nder për ne. Është një mundësi që nuk vjen dy herë. Nuk kemi pasur mundësi të punojmë me profesor Xhepin por me çfarë na kanë treguar profesorët tanë për ne është nder shumë i madh.”, – thotë valltari Rei Berisha
“Është një shfaqje që ne e presim prej kohësh. Nuk është bërë asnjëherë që kur profesori u nda nga jeta dhe jemi të lumtur, që si të rinj të Ansamblit ne ecim në gjurmët e ikonës së madhe Rexhep Çeliku.”, – thotë Flavio Xhaferri
“Kërcimtari Fluturues – Rexhep Çeliku” do të vijë për publikun mbrëmjen e kësaj të mërkure.
LEXONI GJITHASHTU:
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset