Kërkesa e Osmanit për tarifat, ministri Murati: Kur të merret vendimi, ju njoftojmë
Ministrin në detyrë i Financave Hekuran Murati ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së shefes së shtetit Vjosa Osmani për heqjen e tarifave prej 10 për qind për produktet e SHBA-së, pasi kjo e fundit vendosi tarifën prej 10 për qind.
Ai ka thënë se tashmë kanë qenë duke e shqyrtuar këtë temë dhe kurdo që merret një vendim patjetër “që do t’ju njoftojmë me kohë”.
Murati në një postim në Facebook ka shkruar se kërkesa e Osmanit në email ishte dërguar në adresë të Qeverisë në ora 17:39, ndërsa ishte bërë publike në platformën X tre minuta më vonë – 17:42.
Ai ka thënë se kërkesën e Osmanit për heqje të tarifave ndaj produkteve amerikane e ka kuptuar nga mediat.
“Secili shtet serioz, këto çështje i trajton larg mediave, dhe publiku njoftohet kur të merret vendimi. Për më tepër, politikat fiskale bien në fushëveprimin e ekzekutivit, konkretisht ministrisë përgjegjëse për financa”, ka shkruar Murati.
Ai ka përkujtuar se në prill 2023, gjatë vizitës në Uashington, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi kanë takuar përfaqësues të Departamentit të Tregtisë, me të cilët kanë diskutuar ndër tjera edhe temën e një marrëveshjeje për tregti të lirë me SHBA-në dhe se kjo çështje është përsëritur edhe nga kryeministri Albin Kurti në takimet me ish-ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.
Murati thotë se Qeveria është e gatshme për të pasur tregti të lirë e pa asnjë barrierë tarifore apo jo-tarifore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se dje kanë diskutuar me Kurtin mbi impaktet e mundshme nga vendimi i presidentit Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj të gjitha shteteve me të cilat SHBA-të kanë raporte tregtare.
“Fatmirësisht, Kosova bën pjesë në grupin e shteteve që u është vendosur shkalla tarifore minimale prej 10%. Marrë parasysh edhe vëllimin e vogël tregtar që kemi, impakti financiar i pasjes apo jo të një regjimi tarifor ka ndikim të vogël në ekonominë tonë”, ka shkruar Murati.
LEXONI GJITHASHTU:
Numërohen 30% e votave për kandidatë, Albin Kurti kryeson me 60 mijë vota
Europol godet rrjetin kriminal në Kosovë, sekuestrohen 80 milionë euro
I dënuari me 5 vite burg për trafikim armësh dhe municioni transferohet nga Shqipëria në Kosovë
- 20:49 Fier, Rama protestuesve: Hesapi zgjidhet duke u ulur në tryezë, jo duke kërkuar largimin e qeverisë
- 20:43 Protestuesit ndezin dritat e telefonave dhe nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 20:34 Hoteli 19-katësh në Teksas shembet për t’i hapur rrugë projektit të ri (VIDEO)
- 20:19 Moment simbolik, Papa Leo përshëndet pilotët gjatë fluturimit në Spanjë (VIDEO)
- 20:16 NASA emëron astronautët e ardhshëm për programin Artemis në Hënë
- 20:12 Bullgaria ndalon dërgimin e armëve në Ukrainë, bën thirrje për negociata