Kërkesa e SPAK për Ahmetajn, zbardhen debatet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve
Këshilli i Rregullores dhe Mandateve në Kuvend është mbledhur sot sërish në orën 16:00 për të vendosur për mandatin e deputetit Arben Ahmetaj.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit për arrestimin e tij. Ish-zëvendëskryeministri rezulton se është larguar nga Shqipëria para se kërkesa të dorëzohej në Parlament.
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me avokatët e Arben Ahmetajt, të cilët i ka pyetur nëse kanë prova për ligjshmërinë e pasurisë së klientit të tij.
“Nëse klienti juaj do ishte prezent, do bashkëpunonte dhe përballej me drejtësinë, mund të kishim qenë mirëkuptues për me shumë kohë për mbrojtje. Por klienti juaj ka ikur jashtë vendit ditën që është kërkuar arrestimi. Kritikuat prokurorinë pse e ka shtrirë hetimin duke nisur që në vitin 2004. Ky lloj hetimi i pasurisë së zyrtarëve duhet të bëhet për të gjithë politikanëve. Akuzat nuk kanë natyrë politike, por për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Pse jeni ju kundër kontrollit të pasurisë dhe shtrirjes se hetimit që nga 2004? Keni ju prova për ligjshmërinë e kësaj pasurie? Pse ka gënjyer Ahmetaj për raportin me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton? A rezulton që në udhëtime, njëlloj si Ahmetaj me këta dy persona, ka qene edhe Damian Gjiknuri? A e konfirmoni ju këtë?” ishin disa nga pyetjet e kreut te grupit parlamentar demokrat për avokatët e Ahmetajt.
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein