Kërkesa për apartamente, njerëzit blejnë me çmim deri në 2000 euro/m2
Temë e emisionit “Money” në Euronews Albania këtë të shtunë, ishin ndërtimet në Tianë dhe rritja e çmimeve për të blerë një apartament.
Të analizosh ndërtimin në një epokë kaq dinamike, mbetet një sfidë më vete, megjithatë në elementë të drejtpërdrejtë e të tërthortë mund të zbulohet realiteti. Këtu flasim për Tiranën, pasi qytetet pranë apo larg saj kanë një ritëm më të ngadaltë e më të vetpërmbajtur. Bumi në kryeqytet nisi në vitin 2016, pas miratimit të planit Boeri, që jep përmasat e reja të një metropoli me 1.6 mln banorë në vitin 2030 dhe vendstrehime në pallate 7-8 katëshe e zyra biznesi e hotele në ndërtesa 40 katëshe. Pra, praktikisht e vjetra shembet, dhe mbi rrënoja lulëzon e reja. Por, që plani urban të ecë në logjikën ekonomike, Tiranës i duhen njerëz që blejnë.
Ndërtuesi Hajredin Fratari deklaroi: “Ka dy kategori njerëzish që blejnë. Është një pjesë nga ata që janë me qira, janë rreth 20 mijë familje që jetojnë me qira. Në vend që të paguajë deri në 40 mijë lekë blen shtëpi, mere kredi bankare dhe një pjesë blejnë shtëpi të dyta e të treta më të ardhura që kanë”.
Ndërkohë që ekonomisti Pano Soko tha se duhet parë se kush është kërkesa e tregut që kërkon të blejë apartamente 2 mijë euro metri katrorë.
“Sot që flasim, biem dakord për një gjë, që këtu ka një parim të kërkesë-ofertës që balancohet në një cmim të caktuar. Pra, ka kërkesë sot për ta blerë apartamentin me 2000 euro metrin katror. Problemi që kemi ne është kush është kërkesa. Nga se është e përbëre kërkesa”, tha Soko.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë