Histeria e ndërtimeve, ekspertët: Vështirë që gjen stok të pashitur
Temë e emisionit “Money” në Euronews Albania këtë të shtunë, ishin ndërtimet në Tianë dhe abuzimet e bëra në këtë sektor.
Në Tiranë vijnë për të jetuar çdo vit 20 mijë banorë të rinj. Me këtë numër, në kryeqytet duhet të hapet vend-strehime për 55 vetë, ose për 15 familje çdo ditë. Edhe pse kjo llogari nuk merr për bazë familjet që ikin, ndërtesat, veçanërisht ato shumëkatëshe po shtohen vrullshëm, bashkë me lejet zhvillimore dhe çmimet.
Nëse ke fjetur në Tiranë në vitin 2000 dhe je zgjuar në vitin 2022, do të habitesh që ndërtesa emblematike e qendrës, e quajtur 15-katëshi është zvogëluar aq shumë. Ato që quhen rëndom kulla, kanë marrë rrugën e lartësive tashmë, dhe gara për të ndërtuar të tjerë rrokaqiej nuk po ndalet.
Por jo vetëm kullat. Kantieret janë hapur ngado, në qendër pranë rrugëve kryesore, në brendësi të lagjeve dhe në periferi. Biznesi ndërton, apartamentet shiten, bashkia merr taksat; dhe me këtë cikël, duket se çdokush bie dakord me ofertën që është në treg. Pra, nëse jeton në një lagje të kryeqytetit, mundësia që pranë banesës tënde të jenë hedhur themelet e një pallati apo të shohësh një ndërtesa të veshur me skela, është shumë e lartë.
“Ndërtimi është një nga sektorët bazë që jep zhvillim, sidomos për të kaluar krizat. Në të gjitha shtetet, krizat janë kaluar duke vënë në moto sistemin e ndërtimit, i cili krijon të mira materiale”,-tha Luigj Aleksi, president i shoqatës së ndërtuesve.
“Mendoj se të gjitha ndërtimet në Shqipëri, ecin me ofertë-kërkesën. Sot nëse dalim në treg është e vështirë të gjesh stok të pashitur. Pra ka stok të blerë dhe mund të jemi në fazën që nuk përdoren, por për sa kohë që vazhdojnë jepen leje ndërtimi dhe nuk gjen stok, kjo do të thotë se ka vërtet kërkesë”,-tha Reinaldo Pipiria, drejtor ekzekutiv i shoqatës Narea për emisionin “Money” në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë