Berisha: Po vriten të pafajshëm në rrugë, bandat kanë licencë për vrasje nga Rama
Sali Berisha tha se Shqipëria po jeton sërish në monizëm, sipas tij kryeministri Rama kontrollon 10% më shumë të pushtetit që kontrollonte dikur Ramiz Aliaj.
Ish-kryeministri Berisha i cili ishte në Bulqizë për prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Dëfrim Fiku, tha se bandat kriminale në vend po marrin licencë për vrasjet e tyre nga Edi Rama, pasi sipas Berishës numri i vrasjeve është rritur.
“Pas 32 vitesh, përsëri ne jemi në monizëm, në kuptimin se të gjitha pushtetet i kontrollon një njeri. Edi Rama kontrollon sot 10% më shumë se Ramiz Aliaj në 1991, pushtetet.
Çdo javë dhe ndonjëherë çdo ditë vriten njerëz të pafajshëm në batare automatiku. Në qytete shëtisin të lirë skuadra pushkatimi, ekzekutimi që merren me qira nga bandat. Kreu i ekzekutivit deklaron se rendi është sot më i sigurt se kurrë, në një kohë kur sot, vriten si kurrë ndonjëherë më parë. Në një kohë kur sot për herë të parë, bandat nga Edi Rama kanë licencë vrasje.
Po cila është licenca e vrasjes. Po, në qoftë se kryeministri u thotë banditëve; hani kokën e njëri-tjetrit, atëherë policia nuk ekziston. Sepse policia është pikërisht që ata të mos i hanë kokën njëri-tjetrit, por të paraqiten para ligjit, të shkojnë para drejtësisë, të shkojnë në burg, por jo të vrasin njëri-tjetrin. Ne jemi vend që nuk kemi dënim me vdekje, se vrasin njëri tjetrin dhe vrasin të pafajshëm e kështu me radhë dhe rendi nuk ekziston”,-tha Sali Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë