“S’e njeh ç’a femre është”- Sherri në urban, faturistja: I mori të dashurin shoqes
Zonja Leta, një grua mbi moshën 60-vjeçe e cila punon si faturino në linjat e transportit urban në kryeqytet, ka rrëfyer në emisionin “Real People”, historitë e pazakonta që ndodhin në profesionin e saj.
Ajo tha në një intervistë me gazetarin Flor Gjini se në linjat e urbanëve ka njerëz nga më të ndryshmit të cilët shpeshherë, konfliktohen me njëri tjetrin.
Leta tregoi dhe historinë e dy vajzave të cilat u zunë në linjën e urbanit, për shkak se njëra prej tyre i kishte marrë të dashurin tjetrës.
Pjesë nga biseda:
Flor Gjini: Leta po histori dashuri në autobus a ka?
Faturistja: Pashë njëherë dy goca ziheshin me njëra tjetrën. Njëra thërriste me të madhe: “Më ke marrë të dashurin”. Vajta i takova dhe i pyeta, “çfarë keni ju keqen teta”? Më tha: “Teta, kjo më ka marrë të dashurin”. I thashë hajde me tetën, që ta qetësoja. I thashë mos bërtisnin në autobus se ka njerëz. Mu kthye me zë të lartë: Moj teta nuk e njeh ti çfarë femre është kjo. E mora me të mirë, e qetësova dhe mu bind. Vajta e putha pastaj, i putha të dyja. Ka dhe histori të tilla se ke të bësh me lloj lloj njerëzish si burra dhe gra, por vetëm vajzat zihen në autobus, jo më ke thënë kështu, jo më ke thënë ashtu.
LEXO GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë