Rrëfehet Leta, faturistja e urbanëve: Xhepistët nuk i denoncojmë se na rrahin

1 Prill 2023 | 18:38

Zonja Leta, prej disa muajsh faturino autobusi, tregon se tashmë mund t’i dallojë se kush janë “xhepistët” që po përdorin autobusin. Gjithsesi, ajo shprehet se faturinot nuk i denoncojnë dot se marrin kërcënime dhe hajdutët mund t’i rrahin.

“U them pasagjerëve, zemra hajdeni brenda se hajdutërit këtu i keni. I kam dalluar të gjithë hajdutët  që futen. Ata rrinë te  dera unë u them o zemër më jep abonenë. ata shikojnë dhe nuk e kanë mendjen, ata shikojnë se kë të vjedhin. Kanë vjedhur, portofola, abone, çfarë kanë gjetur. Unë u them gjithmonë pasagjerëve, mos rrini aty se rrinë të gjithë te dera. Hajdeni këtej u them. Janë shumë xhepista”.

E pyetur nëse ka shpëtuar ndonjëherë ndonjë person që ka qenë duke u vjedhur, Leta është përgjigjur se jo, e më tej ajo ka treguar se fatorinot ka raste që i shikojnë xhepistët, por nuk tregojnë pasi kanë frikë prej tyre

“Unë nuk kam shpëtuar, por një shoku im më tha që unë e pash por nuk thosha dot se më rrihte. kanë frikë nga xhepistët se thonë a rrahin, na vrasin. unë i marr me të mira, nuk më ka  ofenduar asnjë”, tha faturistja Leta për emisionin “Real People”, në Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026