Kërkesat e studentëve shqiptarë në RMV, Spiropali: Dialogu dhe zgjidhjet institucional, rruga më e sigurt

8 Shkurt 2026 | 17:35

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali reagoi këtë të diele duke përgëzuar studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për angazhimin e tyre qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesat për përdorimin e gjuhës shqipe, në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.

Në reagimin e saj, Ministrja theksoi se është inkurajuese edhe gatishmëria e institucioneve të Maqedonisë së Veriut për ta trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe në përputhje me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor të vendit, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të procedurave institucionale dhe standardeve demokratike.

“Dialogu dhe zgjidhjet institucionale mbeten rruga më e sigurt për forcimin e besimit dhe standardeve demokratike,” u shpreh Ministrja, duke theksuar se proceset demokratike dhe respektimi i të drejtave të garantuara me ligj janë themelore për avancimin e shoqërive demokratike.

Në përfundim, Ministrja ritheksoi rëndësinë e vijimit të dialogut konstruktiv dhe të trajtimit institucional të çështjeve që lidhen me të drejtat e komuniteteve, në përputhje me parimet demokratike dhe kuadrin ligjor përkatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij “brenda javëve të ardhshme”, duke i hapur kështu rrugën zgjedhjeve...
19:31 | 27/06/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026