Kërkoheshin nga drejtësia italiane për trafik droge, kapen dy vëllezërit nga Divjaka
Policia e Shtetit ka kapur dy vëllezër nga Divjaka, të cilët kërkoheshin nga autoritetet italiane, pasi ishin të dënuar me 7 dhe 5 vite burgim për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Në njoftimin e policisë thuhet se, në kuadër të operacionit të koduar “Operacioninalja 64”, u ndaluan vëllezërit Roland Metushi, 47-vjeç, dhe Saimir Metushi, 45-vjeç, të dy banues në Divjakë.
Gjykata e Novarës, Itali, në muajin tetor 2024, ka dënuar shtetasin Saimir Metushi me 7 vjet burgim, ndërsa shtetasin Roland Metushi me 5 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, njofton Policia.
Materialet procedurale mbi arrestimin provizor të këtyre shtetasve, me qëllim ekstradimin e tyre në Itali, janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht