Kërkoi të vuante dënimin në arrest shtëpie, Gjykata i refuzon kërkesën gazetares
Gjykata Supreme e Republikës Tatarstan të Rusisë mori vendim të martën që gazetarja e Radios Evropa e Lirë (REL), Alsu Kurmasheva, të mbetet në paraburgim në pritje të gjykimit për akuza të cilat i mohon.
Avokatët e Kurmashevës kishin kërkuar që ajo të zhvendosej në arrest shtëpiak për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, përveç telasheve të tjera.
Gjykatësja Olga Migunova e hodhi poshtë kërkesën, por e shkurtoi paraburgimin e Kurmashevës për një ditë, nga së paku deri më 5 prill në deri së paku më 4 prill.
Kurmasheva mori pjesë në seancë dëgjimore përmes video-lidhjes nga një qendër e paraburgimit.
Kurmasheva, gazetare me bazë në Pragë e REL-it me shtetësi amerikane dhe ruse, është duke u mbajtur në paraburgimin rus prej 18 tetorit nën akuzat për shkeljen e të ashtuquajturit ligji për “agjentët e huaj”.
Megjithëse ajo ka kaluar rreth katër muaj në paraburgim, Departamenti amerikan i Shtetit ende nuk e ka shpallur si të jashtëligjshme paraburgosjen e saj, siç ka bërë me qytetarët e tjerë amerikanë të mbajtur në Rusi.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)