“Kërkoni dokument identifikuese”, Tatimet apel bizneseve: Kujdes, ka individë që…
Administrata Tatimore ka identifikuar individë të caktuar që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë, por nuk janë të punësuar në strukturat e Administratës Tatimore.
Çdo punonjës i Administratës Tatimore në momentin që shkon pranë subjektit duhet të identifikohet përmes badge, urdhrit të punës të firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse dhe uniformat dalluese me mbishkrimin ‘Administrata Tatimore’.
Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë elementet si më sipër, të mos lejojnë futjen e tyre në ambientet e biznesit si edhe të denoncojnë menjëherë raste të tilla pranë strukturave përkatëse.
Pak ditë më parë tre shtetas tentuan të përfitonin nëpërmjet mashtrimit nga një subjekt privat.
Ata u prezantuan si zyrtarë të lartë të institucioneve duke u përpjekur për të përfituar 40.000 euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan