Këshilli i Ministrave emëron Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

2 Tetor 2024 | 12:58

Ilir Proda është tashmë zyrtarisht Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pas propozimit nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, Proda mori këtë të mërkurë miratimin nga Këshilli i Ministrave.

Ishte vetë ministri i Brendshëm ai i cili bëri publik lajmin në një deklaratë për media. Hoxha njoftoi se së shpejti do të nisin dhe konkurrset për sa i përket drejtuesve të policisë në nivel lokal.

“Kandidati i cili sot u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, do të jetë në krye të Policisë së Shtetit. Menjëherë pas emërimit të tij si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të vendosim konkurrimin e ri i cili do të hap një proces të ri për sa i përket të gjithë drejtuesve të policisë në qarqe”, tha Hoxha.

Karriera e Ilir Prodës nisi në vitin 2005, pas përfundimit të Akademisë së Policisë.

Fillimisht, ai punoi si specialist i Policisë Kriminale në Komisariatet 3 dhe 4 në Tiranë deri në vitin 2012. Më pas kaloi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në sektorin për hetimin e krimeve, ku ka punuar për shumë vite.

Për herë të parë, detyrën si shef komisariati e mori në tetor të vitit 2013, duke shërbyer pranë Komisariatit nr. 2 në kryeqytet deri në dhjetor të 2014.

Më pas iu besua Komisariati i Bulqizës deri në shkurt të 2016.

Me marrjen e gradës kryekomisar, Proda u emërua zv.drejtor për hetimin e krimeve në Korçë në vitin 2019 dhe dy vite më pas në po të njëjtën detyrë në Elbasan.

Pasi mori gradën drejtues, nga marsi i vitit 2023, u emërua drejtor i Policisë së Elbasanit, një nga qytetet me nivelin e lartë të kriminalitetit.

Proda ishte ndër emrat më të lakuar për këtë pozicion. Mbetet për t’u parë se si do të jetë rrugëtimi i tij, pasi mbajtja e një posti të tillë nuk ka qenë e lehtë për paraardhësit e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026