Këshilli i Ministrave miraton rritjen e pagës për mësuesit dhe ushtarakët, bën emërime të reja

27 Shkurt 2026 | 14:49

Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së kësaj të premte, ka miratuar disa vendime. Mes vendimeve të miratuara është edhe ai për pagën e punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë.

U miratua gjithashtu rritja e pagave të ushtarakëve dhe dhënia e shpërblimeve për punonjësit e Policisë së Shtetit. Sakaq, Skerdi Tushi është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, ku nga ky pozicion është liruar Insidor Rexhepi.

Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime për disa ndryshime:

– Në vendimin nr.425, datë 26.6.2024, të “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në Institucionet Arsimore dhe në Institucionet Plotësuese të Sistemit Arsimor Parauniversitar”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.

– Në vendimin nr.420, datë 26.6.2024, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

– Në vendimin nr.4, datë 9.1.2025 “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore dhe përcaktimin e kritereve e të procedurave për dhënien e shpërblimeve për punonjësit e Policisë  së Shtetit”.

-Vendim për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Qendror të Arsimit Parauniversitar.

-Vendim për miratimin e rregullave për organizimin, të kritereve, të mënyrës së mbështetjes dhe të masës së shpërblimit financiar për të rinjtë në Programin e Talenteve Rinore.

-Vendim për krijimin, mbajtjen dhe funksionimin e Regjistrit Elektronik të personave, për të cilët është vendosur moslejimi për t’u futur në ambientet e lojërave të fatit, në faqe interneti, në aplikacione ose në platformë elektronike, ku mund të luhen lojërat e fatit, sipas kategorisë së licencuar, si dhe rregullat për paraqitjen, shqyrtimin, miratimin, anulimin apo refuzimin e kërkesës për moslejimin e personave për të hyrë në ambientet e lojërave të fatit.

Njëherësh u miratua:

– Z. Skerdi Tushi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.

– Z. Insidor Rexhepi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, lirohet nga kjo detyrë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026