Këshilli Politik pranon propozimin e opozitës: Nuk ka më zgjedhje në mes të sezonit turistik
Zgjedhjet do të mbahen në periudhat nga 15 prill-15 maj dhe nga 15 tetor-15 nëntor. Ndryshe nga varianti aktual ku presidenti detyrohet të caktojë datën në një nga 2 të dielat e fundit të periudhës, tani presidenti nuk ka kufizim.
Ai mund të dekretojë zgjedhjet në secilën nga të dielat brenda periudhës së re të miratuar. Opozita propozoi shkurtimin e periudhave, në mënyrë që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës.
Këshilli Politik për reformën zgjedhore është mbledhur që nga ora 11:00 e paradites së sotme pas 2 javësh ndërprerjeje për të nisur diskutimin e çështjeve të mbetura të reformës zgjedhore.
Çështjet që kanë mbetur pezull janë ato të ndërtimit të komisioneve zgjedhore, të kompozimit të Kolegjit Zgjedhor të Apelit, të sistemi zgjedhor, roli i policisë në zgjedhje, hetimi i krimeve elektorale dhe financimi i partive dhe fushatave elektorale. Mbledhja e Këshillit Politik vjen pas një presioni të madh që SHBA iu bënë partive politike.
Mund të lexoni gjithashtu:
Çfarë ka ndodhur deri më sot në tryezën e reformës zgjedhore
Ambasadorja e SHBA rikthen Bashën dhe Ramën në tryezën për reformën zgjedhore
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve