Këshilltarët e Biden takohen me Kurtin dhe Osmanin

18 Mars 2022 | 12:56

Një delegacion i Shtëpisë së Bardhë po qëndron sot në Kosovë.

Zyrtarët amerikanë që u pritën nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë:

Elizabeth Sherwood-Randall- asistente e Presidentit të SHBA-së për Siguri Kombëtare;

Curtis Reid- Drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare;

Hillary Hurd– Këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare;

Holly Holzer- Koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE).

Vizita e tyre vjen në kohën kur Kosova ka shtuar përpjekjet e saj për integrimet euro-atlantike.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në një letër dërguar presidentit amerikan, Joe Biden, se integrimi euro-atlantik i Kosovës është prioritet kyç i sigurisë kombëtare.

“Evropa është duke u përballur me kohërat më të errëta dhe më të rrezikshme prej përfundimit të Luftës së Ftohtë. Teksa ndajmë synimin e përbashkët për mbrojtje dhe promovim të sigurisë globale, anëtarësimi i Kosovës në NATO është bërë domosdoshmëri. Argumentet kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO shpërfillin këtë nevojë për siguri në Ballkanin Perëndimor dhe nuk shërbejnë në interes të botës së lirë demokratike, e cila është duke u rrethuar nga tendenca autoritare dhe politikat e tyre agresive”, ka thënë Osmani në letrën drejtuar Bidenit.

Letra, e cila është siguruar nga Reuters, më 17 mars, mban datën e 10 marsit.

Sipas Osmanit, Kosova e ka dëshmuar disa herë pse e meriton të jetë pjesë e Aleancës veri-atlantike dhe ka përmendur se Kosova është shteti më pro-amerikan dhe më pro-NATO në botë.

Ajo ka thënë se beson që SHBA-ja do të shfrytëzojë lidershipin dhe ndikimin që ka për të mbështetur Kosovën drejt anëtarësimit në NATO, duke nisur nga programi i Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimi i plotë në Kartën e Adriatikut.

“Ndonëse të gjithë sytë janë drejtpërdrejt në luftën shkatërruese në Ukrainë, ne nuk duhet ta humbim vëmendjen ndaj situatës së brishtë në Ballkan. Ne jemi të ekspozuar nga përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të minuar Kosovën dhe për të destabilizuar gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ndër tjerash Osmani.

NATO-ja ka 30 vende anëtare. Nga vendet e rajonit, pjesë e saj janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Më 9 mars, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e grupit punues ndërinstitucional për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”. Mësohet gjithashtu se,...
12:48 | 04/07/2026

Kurti: Gëzuar përvjetorin e 250-të SHBA, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Kurti në reagimin e tij të...
10:44 | 04/07/2026

Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Obiliq në Kosovë. Aksidenti u regjistrua rreth orës 23:00 dhe si pasojë humbën jetën...
09:29 | 04/07/2026