“Kështu më nxorën edhe me sëpatë…” – Rama reagon pas incidentit live në Instagram
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit live të ndodhur gjatë komunikimit me komentuesit në Instagram mëngjesin e sotëm, ku video-live u ndërpre papritur dhe kryeministri u pa duke përplasur tavolinën dhe duke sharë “F**k you”.
Përmes një videoje sqaruese Rama shprehet se nuk e shqetëson fakti që ky moment ka mbetur në Instagram pasi trego faktin se ai është i vërtetë dhe i përfshirë me pasion “për Shqipërinë, për drejtësinë, për demokracinë”.
Rama risolli në vëmendje kohën kur kundërshtarët e vet politik, shumë vite më parë kur rikandidonte për bashkinë Tiranë i kishin nxjerrë një video me sëpatë në dorë duke shkatërruar një strukturë la leje por kjo nuk i kishte penguar shqiptarët ta votonin.
“Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu i gjithi njësoj si ata trajnerët tek vija e bardhë që nxisin skuadrën, që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grushte kur skuadra nuk bën golin dhe nga ana tjetër, mu kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës. Kështu ma nxorën dhe sëpatën për t’ju thënë shqiptarëve “Shikoni se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë”.
Por shqiptarët jua dhanë përgjigjen.
Rrofshi që e nxorët këtë se këtu kush nuk nxehet me telefonin por këtu nuk është punë telefoni, këtu është punë pasioni për Shqipërinë, për drejtësinë, për demokracinë dhe për Europën këtu në Shqipëri”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta