Këtë fundjavë ndërrohet ora, akrepat shkojnë një orë pas
Këtë fundjavë ora do të kthehet pas në kontinent, në kuadër të masave vjetore të kursimit. Por në 2018-n Komisioni Evropian propozoi asgjësimin e ndryshimit të orës, pasi 4.6 milionë qytetarë evropianë ngritën zërin kundër kësaj praktike.
Pavarësisht se u vulos nga ligjvënësit në 2019-n, propozimi ka mbetur pezull dhe nuk ka pasur asnjë ndryshim. Aktualisht në Evropë janë tre zona kohore, me shumicën e vendeve që përdorin Kohën e Evropës Qendrore si standard.
Por ka edhe faktorë arbitrarë që kanë ndikuar në këto zona. Koha duhet të bazohet në meridianët e gjatësisë. Për shembull, pika veri-perëndimore e Spanjës duhet të ndajë të njëjtën kohë me Portugalinë, por ajo qëndron në linjë me atë të pjesës tjetër të vendit.
Atëherë çfarë duhej të ndryshonte? Iniciativa që daton në vitin 2018 propozonte ndarjen e vendeve evropiane në 4 zona, bazuar në kohën e dimrit.
Britania, Franca, Spanja dhe vendet e Beneluksit do të ishin nën të njëjtën zonë kohore të Evropës Perëndimore.
Por një çështje problematike do të ishte për ishullin e Irlandës, ku zonat kohore të Irlandës së Veriut dhe Republikës do të ndahej në dysh.
Propozimi nuk ka shënuar progres dhe duhet të vendoset në agjendën e presidencës së radhës të Këshillit Evropian. Më 1 janar Suedia merr stafetën. A do ta zbatojë ajo propozimin? Vetëm koha do ta tregojë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona