Kevi Muçollari pas lirimit: Nuk kam bërë krim, po mbronim një kauzë të drejtë
Menjëherë pas lirimit nga qelia, 27-vjeçari Kevi Muçollari, i arrestuar disa ditë më parë pas përplasjes në ambientet e Bashkisë së Pogradecit, ka folur për Euronews Albania.
Muçollari u shpreh i tronditur nga arrestimi dhe paraburgimi, duke theksuar se veprimet e tij nuk kishin lidhje me dhunë apo sulm ndaj një zyrtari, por me mbrojtjen e një kauze që ai e konsideron të drejtë.
“Ditën e parë kam qenë i tronditur psikologjikisht. Nuk e prisja të isha në ato kushte paraburgimi, në ato kushte shumë të vështira. Nuk e prisja të isha i burgosur, nuk kisha bërë krim, as kam pasur synim të bëj krim. Synimi ishte të mbronim diçka që ishte e drejtë dhe që të mos rezultonte në ato përmasa ishte shumë e vështirë. Në mbrojtje të një kauze që është e drejtë, tani do të shohim mundësinë ta ndjekim me mjete ligjore këtë kauzë”, – tha Muçollari.
I riu sqaroi se përplasja me këshilltarin bashkiak Engjëll Shyti ka qenë vetëm verbale dhe me shtyrje, por pa dhunë fizike.
“Unë nuk e kam goditur atë, jemi shtyrë me njëri-tjetrin. Shkova të marr çantën, ai u çua instinktivisht, u shtymë. Nuk është se kishte dhunë, goditje për shkak të detyrës, dhunë nuk është fare e vërtetë”, tha ai.
Gjykata e Korçës e cilësoi këtë të enjte arrestimin e tij si të paligjshëm, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të 27-vjeçarit nga qelia.
Ngjarja ndodhi gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak të Pogradecit, ku po diskutohej për dhënien me qira të 34.660 hektarëve tokë në Çërravë.
Gjatë debatit, pati përplasje verbale dhe më pas shtyrje mes Kevi Muçollarit, përfaqësues i banorëve të zonës, dhe këshilltarit Engjëll Shyti.
Sipas dëshmitarëve, situata është tensionuar pas miratimit të vendimit për tokat.
U lirua nga burgu, shpërthen në lot Kevi Muçllari: Nuk bëra asnjë krim pic.twitter.com/QJfLWbZkYh
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) November 13, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 14:22 SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit që nga viti 1979
- 14:09 Paralajmërimi i Polonisë për Putinin: E dimë çfarë po bën, mos e bëj
- 13:56 Procesioni mortor i Khameneit kalon në Irak, mijëra persona marrin pjesë
- 13:40 4 aleatë të NATO-s do të porosisin raketa mbrojtëse ajrore nga prodhuesi amerikan për të mbështetur Ukrainën
- 13:30 Barcelona heq asfaltin për t’i rikthyer hapësirat natyrës dhe për t’iu përshtatur valëve të të nxehtit
- 13:26 Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore