Përplasja fizike në Këshillin Bashkiak, reagon Bashkia Pogradec
Bashkia Pogradec ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me incidentin e regjistruar të hënën në Këshillin Bashkiak ku pati edhe përplasje fizike. Bashkia Pogradec në reagim thekson se Këshilltarët miratuan projektvendimin me 20 vota pro “Dhënien me qira të sipërfaqeve tokë shtetërore në Çerravë” pasi garantuan se harta e re nuk prek sipërfaqet e kullotave.
Në reagim theksohet se pas miratimit, një prej përfaqësuesve të pranishëm u tensionua dhe përdori fjalor fyes. Reagimi më pasi i njërit prej anëtarëve të Këshillit agravoi në një përplasje fizike mes palëve. Bashkia njofton se ngjarja tashmë është referuar pranë organeve ligjzbatuese, të cilat do të sqarojnë rrethanat dhe përgjegjësitë përkatëse.
“Bashkia Pogradec, përmes këtij reagimi, sqaron opinionin publik mbi projektvendimin që lidhet me “Dhënien me qira të sipërfaqeve tokë shtetërore në Çerravë”. Ju bëjmë me dije se: Projektvendimi fillestar i propozuar dhe i konsultuar me banorët e Çerravës parashikonte një sipërfaqe prej 65 hektarë 8459 m2. Gjatë takimeve konsultative, pesë të tilla, banorët shprehën shqetësimet dhe sugjerimet e tyre, të cilat u morën në konsideratë nga institucioni ynë.
Banorët kërkuan rishikimin e sipërfaqes, duke hequr nga harta zonat me status kullotë, të cilat shfrytëzohen për blegtorinë e fshatit. Kjo kërkesë u pranua, dhe sipërfaqja u reduktua nga 65 hektarë 8459 m2 në 34 hektarë e 6660 m², sipërfaqe e cila ka statusin pemtore. Ky version i rishikuar i projektit u diskutua sërish me përfaqësues të banorëve, me të cilët u arrit dakordësi parimore.
Projektvendimi, tashmë me sipërfaqen e reduktuar dhe pa prekur kullotat e zonës, u shqyrtua në Komisionet e Këshillit Bashkiak dhe më pas u paraqit për miratim në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, të zhvilluar ditën e djeshme.
Këshilltarët, të cilët ishin njohur më herët me materialin dhe pas sqarimeve të detajuara nga specialistët e fushës, të cilët garantuan se harta e re nuk prek sipërfaqet e kullotave, miratuan projektvendimin me 20 vota pro.
Sqarojmë po ashtu se në mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të fshatit Çerravë, të cilët ndoqën diskutimet dhe morën pjesë në to. Gjatë debatit, pati momente të tensionuara dhe përdorim të një fjalori joetik dhe fyes ndaj anëtarëve të Këshillit Bashkiak.
Pas miratimit të projektvendimit, një prej përfaqësuesve të pranishëm në sallë u tensionua dhe përdori fjalor fyes, çka solli reagimin e njërit prej anëtarëve të Këshillit, situatë e cila agravoi në një përplasje fizike mes palëve.
Ngjarja tashmë është referuar pranë organeve ligjzbatuese, të cilat do të sqarojnë rrethanat dhe përgjegjësitë përkatëse. Në përmbyllje, Bashkia Pogradec thekson se ka të gjithë të drejtën ligjore për mbrojtjen e tokës dhe aktet nënligjore në zbatim të tij mbi administrimin e tokave shtetërore në territorin e saj dhe dhënien e tyre me qira për individë apo subjekte, me qëllim zhvillimin e tyre.
Njëkohësisht, Bashkia mbetet një institucion i hapur për dialog dhe konsultim me komunitetin, duke dëgjuar dhe reflektuar mbi shqetësimet e qytetarëve, ashtu siç është vepruar edhe me banorët e fshatit Çerravë”, shkruhet në reagim.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng