Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit

11 Nëntor 2025 | 12:53

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për ta liruar nga qeli. Me argumentin se nuk është autori i krimit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga Shkalla e Parë.

Shkambi pretendon se nuk la pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që zbrazi armën ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.

Nipi Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e ka apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Astrit Kalaja u vra brenda në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, pak çaste pasi kishte shpallur vendimin në një çështje pronësie ku xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi, ishte një nga palët.

Në të njëjtën ngjarje mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, Ragip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, të përfshirë si palë e tretë në të njëjtën çështje gjyqësore.

LEXONI GJITHASHTU:

U përlas fizikisht në Këshillin Bashkiak Pogradec, banorët dalin në protestë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026