U kërkua përjashtimi i gjyqtares Gjoka, shtyhet seanca paraprake për dosjen “Meta”
Seanca paraprake për dosjen “Meta” është shtyrë. Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa për përjashtimin e Irena Gjokës.
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani gjatë deklaratës së tij për mediat bëri me dije se është kërkuar përjashtimi nga çështja i gjyqtares Irena Gjokës. Ai theksoi se gjyqtarja ka probleme me drejtësinë.
“Nuk ka shanse që Irena Gjoka të gjykojë këtë çështje, për shumë arsye nuk mund ta gjykojë, është në konflikt interesi, zoti duman është ndër tre prokurorët që ka firmosur kërkesën për kalimin e dosjes për gjykim.
E ka thënë Dumani se ndaj zonjës Gjoka është regjistruar një procedim penal dhe Olsian Çela ka thënë para kuvendit i kemi kthyer verifikimet dhe rezulton se Gjoka ka probleme me drejtësinë në shtetin grek. Si mundet Gjoka të japë një vendim kundër Altin Dumanit. Ne kërkojmë që të zëvendësohet me një gjyqtar tjetër”, tha ai.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. Meta dhe deputetja, Monika Kryemadhi dyshohen se në bashkëpunim dhe me funksionarë të tjerë shtetërorë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore e politike.
Sipas akuzave dyshohet se ata kanë favorizuar kompani private si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin.
Meta akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. SPAK ka mbyllur hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta