KFOR dënon dhunën ndaj gazetarëve në Veri: Liria e shprehjes, themelore

17 Qershor 2023 | 16:27

KFOR-i ka dënuar përmes një postimi në Twitter sulmet mbi personelin e mediave dhe gazetarëve në Leposaviç.

Në një deklaratë zyrtare KFOR-i, thekson se liria e shtypit dhe shprehjes janë vlera themelore të cilat duhet të respektohen nga të gjithë.

Gjithashtu KFOR i bën apel të dyja palëve që të përmbahen dhe të mos ketë përshkallëzim të përplasjeve.

“KFOR-i i dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës teksa ata ushtronin profesionin e tyre. Liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore të cilat duhet të respektohen nga të gjithë”, shkruan KFOR në Twitter.

Sakaq në deklaratën e shpërndarë theksohet: “Liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore të cilat duhet të respektohen nga të gjithë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna ose veprimet e mëtejshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të sigurojnë që mediat të mund të kryejnë punën e tyre themelore në mënyrë të sigurt. KFOR-i mbetet reaguesi i tretë dhe Policia e Kosovës mbetet përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026