KFOR ekzaminon raketahedhësit e gjetur nga Policia e Kosovës në Banjskë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi të enjten se një ekip i tij i ka ekzaminuar raketahedhësit e gjetur një ditë më parë nga Policia e Kosovës në afërsi të Manastirit të Banjskës në qytetin verior të Kosovës, Zveçan.
KFOR-i tha në një komunikatë për media se pesë raketahedhësit (Zola) e gjetur dje në Banjskë – për të cilët Policia kosovare dyshon se ndërlidhen me sulmin e 24 shtatorit në këtë fshat – do të dërgohen në laboratorë të forenzikës për ekzaminimeve shtesë.
Ekipi për asgjësimin e mjeteve shpërthyese nga Komanda Rajonale e Lindjes e misionit të NATO-s bashkëpunoi të ngushtë me Policinë e Kosovës, thuhet në njoftim.
“Batalioni i Komandës Rajonale të Lindjes po e bën sigurimin e mëtejmë të zonës, për të parë nëse mund të gjejë depo të tjera të fshehta armësh në afërsi”, tha KFOR-i.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se “mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”.
Më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur e sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Më pas sulmuesit u strehuan në manastirin e këtij fshati, prej ku vazhduan përleshjet me policinë. Gjatë përleshjeve u vranë tre sulmues.
Pas sulmit, në Manastirin e Banjskës dhe objektet përreth, përfshirë shtëpi banimi, u konfiskua sasi e madhe armatimi, përfshirë 29 raketahedhës të mbushur dhe 7 të përdorur, automjete të blinduara, më shumë se 20 automjete malore dhe dy motorë për terrene malore.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë