KFOR kryen patrullime në Leposaviç

18 Gusht 2024 | 13:07

Misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR ka njoftuar se pjesëtarë të saj kanë zhvilluar se fundmi patrullime të rregullta në komunën e Leposaviçit. Fjala është për Kompaninë Bullgare të Manovrimit, siç ka bërë me dije vete KFOR, në shërbim të ruajtjes së sigurisë në Kosovë.

“KFOR të udhëhequr nga NATO zhvillojnë patrulla të rregullta në komunën Leposaviç. Kjo është pjesë e përpjekjeve të përditshme të kryera nga kontingjentet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë”, thuhet në njoftimin përkates.

KFOR vepron si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian (EULEX), të cilët janë respektivisht reaguesit e parë dhe të dytë të sigurisë. Më tej, ne njoftim theksohet se KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026

Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç

53 deputetë opozitarë në Serbi kanë mbledhur nënshkrimet për t’i kërkuar kryeministrit Gjuro Macut shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezana Paunovic....
15:06 | 16/07/2026