Kick Sauber firmos me Bortoleto-n për vitin 2025
Piloti brazilian Gabriel Bortoleto do të debutojë në Formula 1 pas firmës mbi një kontratë disavjeçare që starton nga viti 2025 me Sauber/Audi-n që njoftoi largimin e Valtteri Bottas dhe Zhou Guanyu në fund të sezonit.
Bortoleto fitoi kompeticionin me triumfuesin e 10 garave, Bottas për të garuar përkrah Nico Hulkenberg në një formacion të ri për skuadrën nga Hinwil që në vitin 2026 do të garojë me emrin e ri Audi. 20 vjeçari kampion në fuqi në F3 po kryeson aktualisht sezonin në F2 kur duhen edhe dy gara për tu zhvilluar, në Katar dhe Abu Dhabi.

Kompania menaxhuese e Fernando Alonso’s përfaqëson interesat e tij dhe vitin e kaluar u përfshi në programin e zhvillimit të McLaren. Bortoleto ka befasuar në F2 ku piloton një Invicta Racing me të cilën ka fituar dy gara dhe është ngjitur 3 herë të tjera në podium duke lënë pas Isack Hadjar me 4.5 pikë.

Kontrata me Sauber/Audi e bën atë debutuesin e 4 në vijën e nisjes për vitin 2025. Ai iu bashkohet Kimi Antonelli-t te Mercedes, Jack Doohan te Alpine dhe Ollie Bearman te Haas. Gjithashtu është piloti i parë brazilian në F1 pas Felipe Massa-s në vitin 2017.
Jo shumë larg në kohë, patrioti Pietro Fittipaldi u refuzua në favor të Romain Grosjean për dy gara në vitin 2020. Konfirmimi i Bortoleto-s lë vetëm një vend vakant dhe Liam Lawson është favorit për ta siguruar, përkrah Yuki Tsunoda-s te RB.

LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë