Kievi ka pezulluar qarkullimin e naftës ruse në Evropë, thotë Moska

9 Gusht 2022 | 16:15

Ukraina ka pezulluar rrjedhat e naftës ruse në tre vende evropiane që nga 4 gushti, sepse pagesa nuk mund të kryhet për shkak të sanksioneve, tha kompania ruse e naftës, Transneft.

Transneft tha më 9 gusht se kjo kishte ndikuar në dërgesat në Republikën Çeke, Hungari dhe Sllovaki, shkruan REL.

Sipas kompanisë, pagesa e naftës për muajin gusht u bë më 22 korrik për operatorin e tubacionit të Ukrainës, Ukrtransnafta, por e njëjta nuk krye dhe për rrjedhojë paratë u kthyen.

Banka ruse, Gazprombank, e cila trajtoi pagesën, tha se paratë u kthyen për shkak të kufizimeve të Bashkimit Evropian dhe shtoi se dërgesat e naftës në Poloni dhe Gjermani nëpërmjet Bjellorusisë ishin duke u zhvilluar “si zakonisht”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026