Kievi tronditet nga bombardimet, sulmohet kompleksi i pallateve

26 Qershor 2022 | 13:15

Katër shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në orët e para të së dielës, me raportimet e mediave ndërkombëtare që sugjerojnë se një kompleks i banuar pallatesh u godit, duke bërë që të ngrihet një re e madhe tymi.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 06:30, gjysmë ore pasi sirenat e alarmit oshtinë në kryeqytetin që ka hyrë në javën e tretë të bombardimeve ruse.

Gazetarët e “Associated Press” në Kiev panë ekipet e shpëtimit të luftonin me flakët për të shpëtuar civilët. Ndërsa autoritetet thanë se dy persona të rritur dhe një vajzë 7-vjeçare ishin nxjerrë nga rrënojat.

Kryebashkiaku i Kievit saktësoi se ekipet e shpëtimit kishin dëgjuar zëra që vinin nga rrënojat e pallateve ku 7-vjeçarja u shpëtua.

Sipas agjencisë lokale të lajmeve, “Ukrainska Pravda”, si pasojë e impaktit të raketës, të paktën tre kate të ndërtesës u shkatërruan dhe u përfshinë nga një zjarr që ra pas.

Sulmi ndaj godinave të Kievit vjen disa ditë pas hyrjes në fuqi të një shtetrrethimi për banorët e kryeqytetit, që fillon nga ora 11:00 e mbrëmjes dhe mbaron në 5:00 të mëngjesit dhe që do të zgjasë deri më 3 korrik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuba thotë se nuk ka frikë nga një konflikt i mundshëm me SHBA-në

Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel tha se Kuba “nuk ka frikë” nga Shtetet e Bashkuara dhe është gati t’i rezistojë presionit, përfshirë një konflikt të mundshëm...
12:51 | 03/07/2026

Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosje shtesë që lidhen me Epstein

Sipas ABC News, Departamenti i Drejtësisë refuzoi të jepte informacione shtesë në lidhje me dosjet Epstein, duke pretenduar se dokumentet përmbanin informacione të ndjeshme të...
12:46 | 03/07/2026

Zëvendëspresidenti turk takohet me Presidentin iranian në Teheran, çfarë u diskutua

Zëvendëspresidenti turk, Cevdet Yilmaz, u takua të premten me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, në Pallatin Saadabad në Teheran. Yilmaz udhëtoi për në Iran për të...
12:37 | 03/07/2026