Kikia-Gjekmarkajt: Vrit mendjen për një platformë, mos u merr me bejte

11 Shtator 2023 | 22:50

Gazetari Mentor Kikia dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj u përplasën në “Now me Erla Mëhillin” në një debat për Berishën e Bardhin përballë Bashës.

Kikia iu drejtua deputetit duke i sugjeruar të mos vrasë më mendjen për të shkruar bejte dhe poezi dashurie, por të bëjë detyrën e nën kryetarit të parlamentit.

“A është normale që një deputet, edhe më shumë akoma, edhe pse ju thoni që nuk ka pikën e rëndësisë, edhe post i nënkryetarit të parlamentit, pra një deputet në këto kushte kur një duzinë njerëzish, përfshi edhe ne që japim opinionet tona qoftë nëpër studio, qoftë nëpërmjet shkrimeve përpiqemi të japim një kontribut se si dhe çfarë mund të bëhet në kampin e opozitës, jo për të shpëtuar Partinë Demokratike se nuk është fundi i shoqërisë nëse ikën Partia Demokratike, madje do të ishte mirë të ikte dhe të hapte terrenin për një qasje tjetër, por për të krijuar opozitën, aq shumë të nevojshme për një shoqëri demokratike, pra në këto kushte ju e humbisni kohën duke shkruar bejte, ndërkohë që mund të uleshit dhe ta lodhnit mendjen dhe ta harxhonit kohën duke shkruar një platformë dhe t’iu thotë kolegëve ‘ore zotërinj a do bëhemi ca njerëz bashkë e t’i themi Sali Berishës, ti zotëri nuk ulesh dot në karrigen e kryeministrit se nuk të lënë dhe mos na zër rrugën ne të tjerëve’. Tani bejte dhe poezi dashurie shkruante dikur Lasgush Poradeci sepse nuk donte të binte ndesh me diktaturën. Unë nuk besoj që je në këto kushte,” – u shpreh Kikia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026