Kikia i përmend ankandet dhe paratë për pikturat, ja si përgjigjet Malltezi

16 Shtator 2024 | 22:54

Gazetari Mentor Kikia ka ngritur një pyetje kundrejt Argita Malltezit në emisionin Now me Erla Mëhillin sa i takon menaxhimit të donacioneve që ajo jepte në fondacionin e së ëmës, Liri Berishës.

Në logjikën e Kikias, nëse SPAK do të ishte aq dashakeqës sa Malltezi e cilëson, atëherë në dosjen hetimore do të përfshiheshin edhe hulumtime drejt origjinës së atyre parave që përfitoheshin në kuadër të organizimit të ankandeve dhe shitjes së pikturave, e mënyrës se si më pas ato menaxhoheshin.

Pjesë nga emisioni:

Mentor Kikia: SPAK duhet që në final të shkojë vetëm me prova. Ju e akuzoni SPAK-un se ka deformuar dëshmi, megjithatë hetimi mbete brenda kuadrit të familjes, prona, transaksione. Nëse do kishte dashakeqësi, unë mund t’i sugjeroja SPAK-ut dashakeqës që të përfshinte në kuadër të sponsorizimeve të fondacionit të zonjës Liri Berisha, edhe ankandet dhuruese për blerjen ose shitjen e pikturave, paratë e të cilave shkonin për llogari të fondacionit. Këto bleheshin gjithmonë nga biznesmenë të afërt me qeverinë dhe ishin përfitues kontratash pasi merrnin pjesë në këto ankande. Kjo gjë nuk ekziston në dosje, nëse do ishte dosje dashakeqëse.

Argita Malltezi: E para, bie dakord që në aspektin ligjor kjo nuk qëndron, por këtu jemi dhe në rrafshin mediatik dhe në këtë rrafshnjerëzit kuptpojnë që çfarë repart ushtarak në shërbim të politikës është bërë SPAK-u. Kjo është një dosje pa asnjë provë, ndërkohë që privatizimi është bërë në kohën e Fatos Nanos dhe këta kanë prodhur vetëm fjali, jo prova që duan të fajsojnë Sali Berishën. Po ju jap 2 shembuj, nëse është shitur diçka kanë shkuar deri tek shitësi i katërt, kanë shkuar tek njerëzit që t’ju shkatërrojnë biznesin vetëm se ofronin shërbime në treg kundrejt parave për ne… Ndërsa për punën e ankandeve është praktikë e nisur nga persona para nesh dhe asnjë gjë nuk shkon për Liri Berishën , shkon për trajtimin e fëmijëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me një konflikt të regjistruar në qytetin e Durrësit. Policia bën...
11:47 | 21/07/2026

Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

Këtë të martë është zhvilluar seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së. Pas nisjes së...
11:39 | 21/07/2026

Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan kanë zbuluar detaje të reja...
11:31 | 21/07/2026