Malltezi zbulon për herë të parë rrogën në UNMIK dhe kohën që punoi atje

16 Shtator 2024 | 21:48

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se të gjitha paratë e saj i ka të deklaruara rregullisht në ILDKP.

Ajo tregoi se paratë më të cilat ka blerë disa apartamente që përmenden edhe në dosjen e SPAK janë nga të ardhurat e saj dhe të bashkëshorti gjatë periudhës kur punonte për UNMIK në Kosovë.

Malltezi tregoi se ka punuar për 6 vjet pranë UMNIK bashkë me të shoqin dhe paga e saj ishte 91 mijë dollarë vetëm vitin e parë.

“Kam mandatpagesa, të ardhurat kanë qenë nga rroga jonë në UNMIK dhe këto mandat pagesa janë të gjitha në dosjen e SPAK. Kam punuar 6 vjet në UNMIK, në vitin e parë të ardhurat e mia kanë qenë 91 mijë dollarë, neto. E kam sot e kësaj dite çdo kontratë dhe vërtetim page, Abi pak më të ulët, por në këto marzhe. Të gjitha këto mandatpagesa i kam në ILDKP ndaj edhe i ka SPAK”, tha Malltezi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026