Malltezi flet pas daljes nga GJKKO: Kufizimi i lirisë, masë e jashtëligjshme

13 Shtator 2024 | 12:27

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ishte këtë të premte në Apelin e GJKKO. Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Pas Daljes nga SPAK, Malltezi tha në deklaratën për mediat se çështja është politike. Ai e quajti masën e kufizimit të lririsë si të jashtëligjshme.

“Masat që u morën për kufizimin e lëvizjes, në rast se ishin kufizim lirie, janë të paligjshme, se nuk shkuan në Kuvend. Por kjo u zbatua si kufizim lirie ndërkohë që ligji ia kërkon ta zbatojë të tillë, pasi të marrë vendim të formës së prerë. Kemi pasur aty që ndërrimi i destinacionit u bë nga Berisha në 2006-ën, ky është vendim i Edi Ramës.

Që dhjetë ditë para se ne si pronarë të lidheshim me kompani ndërtimi për ta zhvilluar, këshilli teknik i Edi Ramës, kanë miratuar ndryshimin e destinacionit. Qartazi kemi një tendencë nga Edi Rama për interesa të veta për ta ndryshuar.

Nuk kanë pranuar të bëjnë pjesë të dosjes vendimin numër 238 të KRT-së së Tiranës, për zonimin funksional të zonave të Tiranës, në të gjithë klubin Partizani u shpall zonë zhvillime të reja me intensitete urbane”,-tha Malltezi.

Apeli i GJKKO do japë sot  në orën 14:30 minuta vendimin për ndrysjimin e masës së sigurisë për Malltezin dhe Berishën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 52-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Protesta qytetare dhe e aktivistëve në Tiranë shënon sot ditën e 52-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku...
19:43 | 21/07/2026

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me aksionin e fundit të Policisë Rrugore për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errësuar...
19:25 | 21/07/2026

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026