Jamarbër Malltezi merret i pandehur nga SPAK: Aktakuzë e bazuar në gënjeshtra

11 Shtator 2024 | 14:47

Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryetarit të Partisë Demokratike pasi doli nga SPAK ku ju komunikua akuza zyrtare “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash” tha në një deklaratë për mediat se prokurorët e SPAK po gënjejnë të kapur nga pushteti.

Sipas tij prokurorët kanë vënë një aktakuzë të bazuar në gënjeshtra.

“Kanë dhënë një aktakuzë qesharake, kanë gënjyer dhe janë për t’u keqardhur që përdoren nga pushteti. Akuzat janë të njëjta, nuk kemi pritur ndonjë gjë”, tha Malltezi.

Më herët gjatë ditës së sotme në SPAK ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tashmë do të hetohet si person i pandehur për çështjen “Partizani” pasi akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 35-vjeçari u kap me drogë në fshatin Bërzhitë. Policia...
10:56 | 26/06/2026

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn,...
10:12 | 26/06/2026

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026