Kikia shpalos problemet e partive të reja: S’mjafton të bërtasin, duhet alternativë

17 Mars 2025 | 22:39

Analisti Mentor Kikia ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se partitë e reja do duhet të jenë më të zëshme sa i takon programit politik dhe ofertës ndryshe që ata do të sjellin në zgjedhjet e 11 majit.

Ai tha se nuk mjafton që partitë e reja të tregojnë vetëm që partitë e vjetra PS dhe PD nuk duhet të jenë në qeveri, por do duhet të shpalosin plane konkrete me ato që ata mendojnë se mund tu sjellin qytetarëve ndryshe,

“Unë dua të shikoj alternativën e re politike dhe qeverisëse. Çfarë do ndodh ndryshe në qeverisjen e re të disa apo njërit prej këtyre aktorëve politik.  Sepse unë si qytetar jam shumë i qartë. Deri më tani unë po dëgjoj “na voto ne, se këta na mërzitën”, por kjo nuk mjafton. Unë dua të shikoj se çfarë do bëhet me problemin e madh të korrupsionit me koncesionin e rrugëve ku çmimin e përcakton kompania që fiton.

Çfarë do bëjmë me bujqësinë që po falimenton? Çfarë do bëhet me blegtorinë? Me fshatin që është boshatisur dhe qytetet ku nuk gjen më as qen? Unë kur shikoj këtë realitet nuk them që është surrati i Ramës dhe Berishës arsyeja pse këta nuk duhet të votohen. Unë dua të di çfarë do bëjnë ndryshe këta të rinjtë”,-tha Kikia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta te Parlamenti, Koçiu: Dhuna është e papranueshme, Shqipëria nuk merret peng nga kaosi

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas incidenteve të shënuara gjatë protestës së kësaj të marte para Parlamentit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçiu u...
19:10 | 30/06/2026

Aksidenti tragjik, Shefi i Traumës: 2 fëmijë të plagosur, 2 shtetas të huaj në gjendje të rëndë dhe 5 pacientë në operacion

Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga aksidenti i rëndë i ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës,...
18:39 | 30/06/2026

“Fëmija u rikthye në jetë”, policia saktëson të dhënat për aksidentin e furgonit: Viktimë mbeti vetëm shoferi, 7 të plagosur rëndë

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë të përditësuar për mediat, duke saktësuar të dhënat lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur këtë të...
18:08 | 30/06/2026