Kikia zbulon pendesën e Kryemadhit: Ka lidhje me telefonin dhe çfarë…
Gazetari Mentor Kikia komentoi në emisionin Now në Euronews Albania deklaratën e bërë një ditë më parë nga Monika Kryemadhi pasi GJKKO la në fuqi masën ndaj ish-presidentit Ilir Meta, e cila tha se ajo duhet të ishte në burg dhe jo Meta.
Kikia u shpreh se gjuha e Kryemadhit lidhet me faktin se gjithë dosja që çoi pas hekurave Metën është ndërtuar mbi bazën e mesazheve dhe bisedave të gjetura në telefonin e saj i sekuestruar më herët nga SPAK.
“Në dosje ato provat apo faktet që hidhen janë në masën dërrmuese të nxjerra nga telefoni i Kryemadhit dhe e gjithë qasja e re e saj me Metën është një lloj përpjekjeje për të kërkuar ndjesën, që telefoni i saj…me mesazhet që kishin mbetur është mbushur dosja dhe përplasja e saj me Metës pasi iu sekuestrua telefoni, ka bërë luftë të madhe kur ju sekuestrua telefoni, ka bërë padi. Arsyeja pse ndihej e penduar dhe thoshte m’u thaftë dora dhe goja ka të bëjë me përmbajtjen e telefonit që ushqeu dosjen, ndaj thoshte të isha unë në burg jo Meta”, tha Kikia.
LEXONI GJITHASHTU:
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
“E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 20:58 INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 20:47 “E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 20:39 Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 20:31 Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 20:27 Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite
- 19:57 Dita e 31-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë