Kina dhe India neutrale ndaj Rusisë, abstenojnë rezolutën e OKB-së

26 Shkurt 2022 | 13:22

Rusia përdori të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që “dënon” pushtimin rus në Ukrainë. Vetoja e Moskës ishte e pritshme, por Kina dhe India absetuan.

Teksti i rezolutës kërkonte tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina. Edhe Shqipëria kishte kërkuar që kjo rezolutë të votohej.

“Të mos harrojmë kurrë se kjo është një luftë e zgjedhur. Zgjedhja e Rusisë. Rusia zgjodhi të pushtojë fqinjin e saj”, u shpreh Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dënoi agresionin e Rusisë duke bërë thirrje për dialog

“Kombet e Bashkuara lindën nga lufta për t’i dhënë fund luftës. Sot, ai objektiv nuk u arrit. Por ne nuk duhet të dorëzohemi kurrë. Ne duhet t’i japim paqes një shans tjetër. Ushtarët duhet të kthehen në bazat  e tyre. Udhëheqësit duhet t’i kthehen rrugës se dialogut dhe paqes”, u shpreh Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.

Shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbanin flamurin ukrainas përballë pikturës së Pikasos e konsideruar një nga veprat më të fuqishme kundër luftës në histori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive

Pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua edhe takimi i radhës i Donald Trump me kryeministrin izraelit. Presidenti amerikan,...
19:13 | 28/07/2026

Irani kërcënon të bllokojë anijet nga përdorimi i Ngushticës së Hormuzit për shkak të aseteve të ngrira

Ushtria e Iranit paralajmëroi se çdo anije që i përket një vendi ose kompanie që përdor asete të ngrira iraniane do të bllokohet nga kalimi...
18:36 | 28/07/2026

Trunk Bay shpallet plazhi më i mirë në botë, Elafonissi i Greqisë renditet i dyti

Një studim i ri i publikuar nga Beach.com ka renditur 25 plazhet më të mira në botë, duke u bazuar në të dhëna objektive si...
18:28 | 28/07/2026