“Kina dhe Rusia të përfshira në negociata për Iranin”, Beqa: Ja çfarë do të ndodh nesër me afatin e Trump

6 Prill 2026 | 22:12

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, doktor i shkencave në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, Mentor Beqa u shpreh se po zhvillohen negociata serioze për sa i përket luftës SHBA-Iran, duke e çuar afatin e presidentit Donald Trump për një datë tjetër.

Sipas tij, në këto negociata janë të përfshira Kina dhe Rusia dhe pritet që mund të përparojnë drejt një gjetjeje të një zgjidhjeje. Sakaq, ai theksoi se negociatat në Islamabad janë negociata serioze dhe nuk janë negociata sa për të krijuar një tymnaj.

“Në pikëpamje legale, Trump duhet të merret seriozisht sepse ai mund të bëjë çdo gjë, sepse menaxhon një fuqi jashtëzakonisht shumë të madhe, dhe kapaciteti shkatërrues i SHBA është jashtë norme, është i jashtëzakonshëm i madh.

Unë besoj se kemi të bëjmë me një njeri akoma rracional, që arrin të logjikojë, por është një njeri i frustruar, kemi të bëjmë me luftën sepse prioritetet e luftës nuk janë përmbushur dhe ai nuk po gjen dot mënyrë sesi të dalë me dinjitet nga kjo luftë.

Po negociohet për ngushticën e Hormuzit, kjo nuk ka qenë pjesë e negociatave asnjëherë me Iranin, destabilizimi në këtë rast është spektakolar sepse SHBA në këtë rast kanë pasur një objektiv në Lindjen e Mesme, lëvizja e lirë e hidrokarbureve nga ngushtica e Hormuzit dhe ky objektiv është humbur.

Tani Irani ka një kartë në dorë që nuk e kishte më përpara, Irani përdor ngushticën e Hormuzit për të përmbushur kërkesat maksimale me SHBA.

Pavarësisht se çfarë thuhet lart e poshtë, ka negociata underground. Negociatat në Islamabad janë negociata serioze dhe nuk janë negociata sa për të krijuar një tymnaj.

Lajmet e fundit janë që ka një angazhim nga Kina dhe Rusia dhe mund të pritet që nesër mund të kemi lajme që mund të përparojnë drejt një gjetjeje të një zgjidhjeje.

Natyrisht kjo do të çojë në shtyrjen e afatit nga presidenti, por nuk e dimë si do të procedojë përfundimisht, por duket se ka përpjekje serioze për të gjetur një zgjidhje”, u shpreh Beqa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026