Kina i anulon vizitën Borrellit, datat e caktuara nuk ishin më të mundshme
Kina i ka anuluar vizitën shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell për arsye që mbeten të paqarta.
Ishte planifikuar se Borrell do e vizitonte Kinën javën e ardhshme.
Nuk është treguar arsyeja e anulimit të vizitës, që vjen në kohën kur Evropa po synon që të ulë rreziqet e krijuara nga raporti i ngushtë ekonomik me Kinën, që Brukseli e cilëson si “konkurrente ekonomike dhe rivale sistematike”.
“Fatkeqësisht, jemi informuar nga homologët kinezë se datat e parashikuara për javën e ardhshme nuk janë të mundshme dhe tani ne duhet të shikojmë alternativa”, tha zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali në një përgjigje dërguar Reutersit.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze nuk ka treguar se pse është anuluar vizita e Borrellit, por nuk e përjashtoi mundësinë që shefi i diplomacisë së bllokut evropian të vizitonte shtetin në të ardhmen.
“Ne e mirëpresim përfaqësuesin e lartë Borrell në vizitën në Kinë në momentin më të përshtatshëm për të dyja palët”, tha zëdhënësi Wang Wenbin për gazetarët në Pekin.
Borrell kishte planifikuar që të takohej me homologun e tij kinez për të diskutuar për “çështje strategjike”, përfshirë të drejtat e njeriut dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Kjo është hera e dytë që Borrellit i anulohet vizita në Kinë. Në prill ai nuk mundi të shkojë në Pekin pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.
LEXONI GJTIHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës