Kina nis hakmarrjen ndaj SHBA, vendos tarifa 34% për mallrat amerikane

4 Prill 2025 | 12:46

Kina ka njoftuar se do të vendosë një tarifë prej 34% për mallrat amerikane duke filluar nga data 10 prill. Ministria e Financave të Kinës theksoi se kundërpërgjigjja vjen pas tarifave të vendosura nga SHBA një dit më parë.

Sipas Pekinit vendosja e tarifave amerikane ndaj produkteve kineze janë në shkelje të rregullave të tregtisë ndërkombëtare.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, shpalli tarifa 54% ndaj Kinës, përfshirë edhe detyrimet e mëparshme të vendosura, duke bërë që Kina të jetë një nga vendet më të goditura në listën tarifore të Amerikës.

Këto zhvillime kanë shkaktuar rënien e tregjeve financiare, sidomos pas hakmarrjes të Kinës ndaj SHBA-së këtë të premte. Në Londër, FTSE 100 ka pësuar një rënie prej 313 pikësh, ose 3.7%, që nga fillimi i tregtimit, duke arritur në 8173 pikë. Kjo përbën rënien më të madhe njëditore të indeksit që nga marsi i vitit 2023.

Shitjet u intensifikuan pas njoftimit nga Ministria e Financave e Kinës, e cila theksoi se vendosja e një tarife shtesë prej 34% për mallrat amerikane është një kundërmasë ndaj tarifave gjithëpërfshirëse të vendosura nga SHBA. Komisioni i Tarifave të Këshillit Shtetëror të Kinës e cilësoi këtë praktikë të SHBA-së si një formë të bullizmit të njëanshëm dhe një shkelje të të drejtave dhe interesave legjitime të Kinës.

Në Londër, bankat po kryesojnë shitjet, me Barclays që ka rënë 10%, dhe NatWest që ka humbur 9.5%. Rolls-Royce, prodhuesi i motorëve të avionëve, pati një rënie  prej 12%, ndërsa frika për një ngadalësim të mundshëm ekonomik global ka goditur minierat, me Glencore që ka rënë 8.7%.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të rrethuar nga flakët, pamjet e frikshme nga brenda trenit që u bllokua nga zjarri në Kanada

Një ekip treni u rrethua nga flakët e një zjarri pyjor pranë Armstrong, Ontario, Kanada. Ekipi i Hekurudhave Kombëtare Kanadeze (CN) shpëtoi i sigurt, ndërsa...
11:29 | 16/07/2026

ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas

Zyra e Emigracionit dhe Doganave e SHBA-së tha se zyra e saj në terren në Harlingen, Teksas, arrestoi 238 emigrantë në një operacion njëditor në...
11:20 | 16/07/2026

Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance pranoi se administrata Trump “gaboi” në trajtimin e njoftimit dhe publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein, duke thënë se Shtëpia...
10:51 | 16/07/2026