Kina nuk ka plane konkrete për të marrë asetet energjetike ruse

29 Prill 2022 | 11:01

Gjigandi shtetëror kinez i naftës dhe gazit, CNOOC, thotë se nuk ka plane konkrete për të marrë investimet ruse në energji që janë braktisur nga kompanitë perëndimore pas pushtimit të Ukrainës, raporton BBC.

Telegrafi raportoi së fundmi se Shell ishte në bisedime me CNOOC për të shitur një aksion në një fushë masive të gazit natyror të lëngshëm në Rusi.

Por shefi i financave të CNOOC, Xie Weizhi, i tha Reuters: “Aktualisht konflikti Rusi-Ukrainë është në një fazë komplekse. Ne jemi duke monitoruar situatën dhe nuk kemi ende ndonjë plan apo veprim konkret”.

Ai shtoi se në radhë të parë ka paqartësi mbi mënyrën sesi bizneset e Perëndimit do të mund të largojnë investimet e tyre, pasi për ta bërë këtë iu duhet miratimi i Rusisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun: Mendoj se u mor vendimi i duhur

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se i ka kërkuar Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) të rishikojë vendimin për të pezulluar lojtarin e ekipit...
18:11 | 06/07/2026

Netanyahu sulmon Erdoganin dhe i kërkon SHBA-së të mos i shesë Turqisë avionët F-35

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos vijojnë me shitjen e sistemeve të avancuara të armëve Turqisë, duke argumentuar...
17:44 | 06/07/2026

Sulm me dronë ukrainas në zemër të Rusisë, goditet rafineria strategjike e Omskut

Rafineria më e madhe e naftës në Rusi, e vendosur në qytetin e Omskut në Siberi, është goditur nga dronë ukrainas, në atë që konsiderohet...
17:28 | 06/07/2026