Kina refuzon të dënojë sulmin rus ndaj Ukrainës

24 Shkurt 2022 | 13:41

Kina ka refuzuar të dënojë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës të enjten, e në vend të kësaj ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se “kanë ushqyer zjarrin” për të përkeqësuar tensionet.

Në një konferencë 90-minutëshe, zëdhënësja Punëve të Jashtme Hua Chunying shmangu më shumë se 11 pyetje në lidhje me veprimet e Rusisë në Ukrainë, raporton CNN.

Hua shtoi se Kina do të fillojë importimin e grurit rus, një veprim që mund të lehtësojë ndikimin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

“Çështja e Ukrainës ka një sfond historik shumë të ndërlikuar. Ajo ka evoluar në situatën aktuale për shkak të veprimit të përbashkët të faktorëve të ndryshëm. Siguria duhet të jetë çështje e bashkëpunimit të përbashkët dhe sigurisë së qëndrueshme, dhe shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjitha palëve duhet të respektohen dhe të adresohen”, u shpreh Hua gjatë konferencës.

Kina “po ndjek nga afër situatën e fundit” dhe u bën thirrje palëve “të kenë përmbajtje për të shmangur daljen e situatës jashtë kontrollit”, përsëriti Hua disa herë gjatë konferencës.

Të enjten, administrata doganore e Kinës deklaroi se do të lejojë importet e grurit nga Rusia duke filluar nga 24 shkurti.

Të dy vendet njoftuan një marrëveshje në fillim të këtij muaji, që e lejonte Kinën të importonte grurë rus.

Megjithëse nuk janë aleatë ushtarakë, Kina dhe Rusia kanë paraqitur një front gjithnjë e më të bashkuar përballë asaj që ata e shohin si ndërhyrje perëndimore në punët dhe rajonet e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026