Kina, Rusia dhe Irani po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare

11 Mars 2024 | 15:26

Marina e Kinës, Rusisë dhe Iranit po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta këtë javë në Gjirin e Omanit, tha Pekini të hënën.

Aktivitetet ushtarake, që do të mbahen nga e hëna deri të premten, synojnë “të ruajnë bashkërisht sigurinë rajonale detare”, sipas një deklarate që ministria e Mbrojtjes e Kinës publikoi në platformën e mediave sociale WeChat.

“Kina do të dërgojë… shkatërruesin me raketa të drejtuara Urumqi, fregatën Linyi me raketa të drejtuara dhe anijen e furnizimit gjithëpërfshirës Dongpinghu, për të marrë pjesë në stërvitje”, shtohet në deklaratë, pa dhënë më shumë detaje, shkruan REL.

Stërvitjet në zonë u mbajtën në mars të vitit të kaluar midis këtyre shteteve dhe quheshin “Security Bond 2023″.

Raundi i stërvitjeve të përbashkëta të këtij viti vjen në kohën e tensioneve në rritje në rajon, teksa lufta në Gazë po vazhdon dhe rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, në Jemen kanë nisur një mori sulmesh ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Lufta në Rripin e Gazës nisi pas sulmeve të Hamasit – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në jug të Izraelit më 7 tetor, kur ekstremistët palestinezë vranë afër 1.200 persona dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Media shtetërore ruse raportoi se një shkëputje anijesh nga flota e Paqësorit të vendit, e udhëhequr nga kryqëzori Varyag, mbërriti në portin iranian të Chah Bahar të hënën, para stërvitjeve.

“Pjesa praktike e stërvitjeve do të zhvillohet në ujërat e Gjirit të Omanit në Detin Arabik”, raportuan agjencitë ruse të lajmeve duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.

“Qëllimi kryesor i stërvitjeve është punohet në sigurinë e aktivitetit ekonomik detar”, citohet të ketë thënë ministria.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026