Kina synon të kufizojë aksesin e fëmijëve në internet deri në 2 orë

2 Gusht 2023 | 19:10

Administrata Kineze e Hapësirës Kibernetike (CAC) tha sot se fëmijët nën moshën 18 vjeç duhet të kufizohen të shpenzojnë jo më shumë se dy orë në ditë në telefonat e tyre inteligjentë, duke bërë që aksionet e teknologjisë të bien.

CAC tha se dëshiron që ofruesit e telefonave inteligjentë të prezantojnë të ashtuquajturat programe të vogla që do t’i ndalojnë përdoruesit nën 18 vjeç të kenë akses në internet në pajisjet celulare nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit, raportoi Reuters.

Ofruesit do të duhet gjithashtu të vendosin kufij kohorë sipas reformave të propozuara, tha CAC.

Përdoruesit e moshës 16 deri në 18 vjeç do të lejohen të jenë në internet për dy orë në ditë, fëmijëve nga tetë deri në 16 vjeç do t’u lejohet një orë, ndërsa fëmijëve nën tetë vjeç do të lejohen vetëm tetë minuta.

Investitorët nuk ishin të emocionuar, me aksionet e kompanive kineze të teknologjisë kryesisht në rënie në tregtinë e pasdites në Hong Kong pasi CAC publikoi draft-udhëzimet, të cilat janë të hapura për reagime publike deri më 2 shtator.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026