Kinë| Shangai goditet nga tajfuni më i fortë në disa dekada

16 Shtator 2024 | 10:37

Një tajfun i fuqishëm goditi qendrën financiare të Kinës, Shangai.

Tajfuni Bebinca zbarkoi të hënën rreth orës 7:30 – sipas kohës lokale – në zonën bregdetare Lingang Nju Siti, tha Administrata Meteorologjike e Kinës.

Mijëra banorë u evakuuan, ndërsa të gjitha fluturimet në të dyja aeroportet kryesore të qytetit u anuluan.

Shërbimet e trenave ndaluan dhe autostradat u mbyllën, gjithashtu.

Tajfuni Bebinca është stuhia më e fortë që ka goditur Shangain në 75 vjet, sipas medias shtetërore kineze.

Autoritetet lëshuan alarmin e kuq – që është niveli më i lartë i rrezikut – për shkak të erërave që kaluan shpejtësinë prej 150 kilometrash në orë.

Më herët, tajfuni Bebinca kaloi edhe në Japoni dhe në Filipinet qendrore dhe jugore, ku nga rënia e pemëve humbën jetën gjashtë persona, shkruan REL.

Media shtetërore kineze tha se Bebinca pritet të lëvizë në veriperëndim, duke shkaktuar reshje të dendura shiu dhe erëra të forta në provincat Jiangsu, Zhejiang dhe Anhui.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026