“Kisha djallin në tru” Vrau vajzën, dëshmitë konfuze të shqiptarit: Si është Xhesika

Taulant Malaj
9 Maj 2023 | 11:38

Mediat italiane kanë publikuar dëshminë e 45-vjeçarit shqiptar Taulant Malaj, i cili dy ditë më parë vrau vajzën e tij 16-vjeçare, Xhesika Malaj, si dhe 50-vjeçarin italian, Massimo De Santis, me të cilin dyshonte se bashkëshortja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore.

Malaj bëri deklarata spontane pas arrestimit duke pranuar vrasjen e dyfishtë. Kur karabinierët e arrestuan, ai kishte ende rrobat e lyra me gjak dhe kishte lënë armën e krimit, një thikë buke, brenda makinës së tij.

“Si është Xhesika, a është mirë?”- pyeti Malaj në mënyrë konfuze prokurorët të cilët shkuan ta merrnin në pyetje.

“Nuk pashë asgjë. Më ishin errur sytë dhe kisha djallin në tru”- kështu u rrëfye Taulant Malaj, 45-vjeçari që vrau vajzën e tij 16-vjeçare dhe fqinjin me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja.

Pas krimit të rëndë Malaj filmoi trupat e viktimave dhe gruan e plagosur dhe videon ia dërgoi personave të njohur të tij në Whatsapp.

Malaj dyshohet se kërkoi dhe të birin 5-vjeçar për ta ekzekutuar, por që nuk mund ta gjente, për shkak se ishte fshehur pas divanit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
18:45 | 25/07/2026