Kishin kthyer banesën në call center, arrestohet 38-vjeçari nga Kavaja
Një 38-vjeçar është arrestuar ndërsa dy të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë, pasi kishin kthyer banesën e marrë me qira në një call center.
Veprimtaria e paligjshme e qytetrëve me inicialet A. Rr., 38 vjeç, E. H., 24 vjeç, dhe D. B., 28 vjeç, të tre banues në Kavajë, u zbulua këtë të mërkurë nga operacioni policor i koduar “Përshtatja”.
“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Përshtatja”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë.
Kishin përshtatur një banesë të marrë me qira, si call center, vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.
Sekuestrohen 4 kompjutera që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, që u gjetën në ambientet e kësaj banese.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Përshtatja”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Rr., 38 vjeç, banues në Kavajë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. H., 24 vjeç, dhe D. B., 28 vjeç, të dy banues në Kavajë.
Këta shtetas kishin përshtatur një banesë të marrë me qira në lagjen nr. 5, Kavajë, si call center, subjekt i cili ishte i palicencuar dhe me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente. Gjatë kontrollit në ambientet e kësaj banese u gjetën të instaluar 4 kompjutera që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 kompjuterat.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë