“Kishin mosmarëveshje në punë”- Zbardhen detaje nga vrasja në Kosovë
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Banjë të Malishevës.
Prokuroria Themelore në Gjakovë në një reagim për mediat kosovare ka deklaruar se autori i krimit dhe viktima kanë pasur një mosmarrëveshje në punë.
Sipas prokurorisë autori i dyshuar është ndaluar për 48 orë deri në caktimin e masës së paraburgimi.
“Nga hetimet e para dyshohet se viktima dhe dorasi kanë pasur një mosmarrëveshje që lidhej me punën. I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij prokuroria brenda afatit ligjor do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, ka thënë Batusha.
Pas ngjarjes së rëndë autori i dyshuar është vetëdorëzuar në ambientet e policisë, ndërkohë që nga ana e autoriteteve po vijon puna për abzrdhjen e motivit të krimit të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë