“Kjo është farsë-komedi”, mbështetësi i Belerit: Drejtësia të marrë parasysh faktet
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur këtë të hënë para GJKKO, ku pritet të mbahet seanca gjyqësore për të dhënë vendimin nëse Fredi Beleri do të lejohet të betohet si kryetar bashkie ose jo.
Qytetarët janë mbledhur në shenje proteste, pasi sipas tyre Fredi Beleri, po mbahet padrejtësisht në burg dhe i bëjnë thirrje drejtësisë që të shikojë të gjitha faktet.
“Ne kemi ardhur për mbështetje të së drejtës së kryetarit të bashkisë së Himarës të zgjedhur i cili po mbahet padrejtësisht, ne jemi bindur që në fillim që ai ishte i pafajshëm. Këtë bindje na e shtoi shumë më tepër zhvillimi i gjithë atyre seancave gjyqësore që kanë qenë një farse-komedi. Duke nisur nga akuzuesi kryesor, që është një njeri shumë i diskriminuar në gjithë shoqërinë që nga Vlorë në Himarë, sepse ka përdorur shumë gjëra të tilla ndaj qytetarëve të ndershëm siç është Fredi Beleri”,-u shpreh qytetari.
I pyetur nëse beson se sot Belerit do i jepet leja që të betohet qytetari u shpreh:
“Ne besojmë te drejtësia. Drejtësia duhet të marrë parasysh të gjitha faktet duke filluar që nga mosardhja e Abdyl Ramës në dy seancat e fundit gjyqësore, as nga drejtësia s’është vendosur drejtësi e plotë as nga organet shtetërore”,-tha qytetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn