“Kjo nuk është drejtësi”, Mediu pas daljes nga SPAK: Duan “kokë turku” për Gërdecin
Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu ishte këtë të mërkurë në seancën e radhës për dosjen “Gërdeci” ai tha se po vijon “persekutimi personal e familjar” duke e akuzuar atë si përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë.
Ai tha se sipas akuzës si ministër i mbrojtjes duhet të dinte gjithçka, pavarësisht se është e vërtetuar me fakte se nuk e zgjodhi ai Gërdecin.
Mediu tha se gjërat janë të qarta dhe për “Gërdecin”, po kërkohet një kokë turku.
“Edhe sot u pa qartë që prej 16 vjetësh vijon persekutim personal e familjar se Mediu ka qenë shkaktar i Gërdecit. Sipas akuzës unë duhet të dija gjithçka. Duhet një “kokë turku” për Gërdecin.
Ekspertët nuk janë të licencuar. Në aktin e ekspertimit nuk kanë firmosur si ekspertë por si përfaqësues të KLSH dhe auditi. E kemi provuar me fakte se nuk është ministri që e zgjodhi Gërdecin.
Nuk mundet pas saldimit baruti të marrë për shkak të nxehtësisë. Kjo u vërtetua edhe nga djali i një prej viktimave. Kjo që kërkon SPAK në akuzë ndodh vetëm në juntat ushtarake. Kjo nuk është më drejtësi”,-tha Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit